Zyra e Prokurorit Federal Gjerman në një deklaratë njoftoi se shtetasi britanik, i identifikuar vetëm si David S., u mor në paraburgim dje në qytetin e Potsdam.
Policia gjermane ka arrestuar një punonjës të Ambasadës Britanike me akuzën e spiunazhit për Rusinë.
Zyra e Prokurorit Federal Gjerman në një deklaratë njoftoi se shtetasi britanik, i identifikuar vetëm si David S., u mor në paraburgim dje në qytetin e Potsdam.
Hetimet kanë zbuluar se i akuzuari ishte në kontakt me një anëtar të shërbimit të inteligjencës ruse të paktën nga nëntori i vitit 2020, ndërsa sipas prokurorëve, ai u dha disa dokumente rusëve në këmbim të një sasie të panjohur parash.
Hetuesit kanë kontrolluar shtëpinë dhe zyrën e personit, thuhet në deklaratë, duke shtuar se arrestimi ishte rezultat i një hetimi të përbashkët nga autoritetet gjermane dhe britanike.