Gjermania do të blejë avionë luftarakë F-35

Avionët luftarakë “Lockheed Martin” do të zëvendësojnë avionët e kohës “Tornado” të prezantuar më shumë se 40 vjet më parë, zbulojnë burime të afërta me Qeverinë e Gjermanisë.

Qeveria gjermane dëshiron të pajisë forcat e saj ajrore me avionë luftarakë të llojit F-35 në kuadër të programit të modernizimit me vlerë prej miliarda dollarësh.

Avionët luftarakë “Lockheed Martin” do të zëvendësojnë avionët e kohës “Tornado” të prezantuar më shumë se 40 vjet më parë, zbulojnë burime të afërta me Qeverinë e Gjermanisë, transmetojnë mediat gjermane.

F-35 konsiderohet avioni luftarak më modern në botë dhe blihet gjithashtu për të ashtuquajturën pjesëmarrje bërthamore të Gjermanisë, një koncept parandalues i NATO-s në të cilin aleatët kanë qasje në bombat bërthamore të SHBA-së.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se është planifikuar blerja e 35 avionëve të tillë.

Ky do të jetë projekti i parë i madh i furnizimit për modernizimin e ushtrisë gjermane pas sulmit rus në Ukrainë.

Gjermania planifikon të blejë 15 Eurofighter të tjerë. Megjithatë, prodhuesi i Airbus duhet t’i pajis ato teknikisht në vitet e ardhshme, gjë që konsiderohet një detyrë jashtëzakonisht e kërkuar.

Më herët, planet e Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë përfshijnë blerjen e avionit amerikan F-18, i cili ende nuk është certifikuar për përdorim me armë bërthamore.

Pas bisedimeve midis ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe kancelarit Olaf Scholz në janar, u lëshua një urdhër më i gjerë inspektimi ndërsa F-35 po ashtu u konsiderua. F-35 është tashmë i certifikuar për armë bërthamore.

Shqetësimi i Gjermanisë se me blerjen e F-35 mund të minojë planet e përbashkëta me Francën për të ndërtuar një “sistem ajror luftarak në të ardhmen” (FCAS / Sistemi i Ardhshëm Combat Air) është tani në plan të dytë.

Partnerët e NATO-s në Evropë përdorin gjithashtu F-35 dhe “efektet e sinergjisë” janë të mundshme në operacion.

Kategoritë
BotaLajme