Gjermania fut Shqipërinë në zonën e rrezikut të lartë, 10 ditë karantinë për këdo

Mediet gjermane raportojnë se qeveria federale do të klasifikojë Serbinë dhe Shqipërinë, në listën e vendeve me rrezik për shkak të situatës së Covid-19. Ky vendim pritet të jepet ditën e dielë.

Vendet dhe rajonet me një rritje të lartë të rasteve të reja të infektimeve nga koronavirusi, klasifikohen nga autoritetet gjermane si zona me rrezik të lartë.

Të kthyerit që vijnë nga këto vende dhe që nuk janë vaksinuar plotësisht ose nuk janë shëruar, duhet të karantinohen për 10 ditë.

Ndërsa mund të mos e kryejnë karantinën e plotë vetëm nëse pas 5 ditësh tamponi i nxjerr negativ.

Kategoritë
BotaLajme