Gjermania këtë vit shiti mbi 9 miliardë euro armë dhe pajisje ushtarake

Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë ka kaluar 9 miliardë euro këtë vit.

Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë ka kaluar 9 miliardë euro këtë vit.

Ministria e Ekonomisë iu përgjigj pyetjes së Partisë së Majtë, njoftoi Agjencia Gjermane e Lajmeve.

Ministria tha se këtë vit miratoi shitjen e rreth 9 miliardë e 40 milion euro në armë dhe pajisje ushtarake.

Rekordi i mëparshëm ishte 8 miliardë e 20 milionë euro në vitin 2019.

Bëhet e ditur se Egjipti ishte vendi me shitjet më të larta në Gjermani. Në Egjipt u shitën 4 miliardë e 340 milionë euro armë dhe pajisje ushtarake.

Ish-qeveria nën Angela Merkel miratoi dy eksporte armësh në Egjipt pak para se ajo të dorëzonte postin.

Egjipti thuhet se po mbështet Arabinë Saudite, e cila dyshohet se synon civilët në Jemen. Prandaj, shitja e armëve në Egjipt po shkakton polemika në Gjermani.

Kategoritë
LajmeVendi