Gjermania kritikon Dodikun për planet e tij për shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës

Milorad Dodik tërhoqi kritika të gjera për kërcënimin e shkëputjes së Republikës Serbe nga pjesa tjetër e vendit

BERLIN (AA) – Gjermania kritikoi ashpër politikanin serb të Bosnje e Hercegovinsë, Milorad Dodik, lidhur me lëvizjet e tij të fundit në tentim për të shpërbërë shtetin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zv/zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, tha se deklaratat e fundit të Dodikut ishin “krejtësisht të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, duke shtuar se ato rrezikonin stabilitetin e të gjithë rajonit.

Dodik, i cili është anëtar serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, tërhoqi kritika të gjera për kërcënimin e shkëputjes së Republikës Serbe nga pjesa tjetër e vendit.

Sasse tha se zhvillimet e fundit do të diskutohen nga ministrat e jashtëm të BE-së gjatë takimit të tyre të hënën në Bruksel.

“Qeveria federale e Gjermanisë është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës”, tha ajo.

Dodik kishte pohuar muajin e kaluar se disa vende anëtare të BE-së mbështesin shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja e Hercegovina.

Kategoritë
BotaLajme