Gjermania nderon të mbijetuarin e Holokaustit të vrarë në Ukrainë, Parlamenti mban një minutë heshtje

Parlamenti gjerman ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të Boris Romanchenko, i cili u vra gjatë një sulmi në qytetin ukrainas të Kharkiv. Siç u raportua dje nga mediat e huaja, 96-vjeçari u mbijetoi disa kampeve naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfshirë Bergen-Belsen dhe Buchenëald.

Teksa hapi seancën e parlamentit gjerman sot, nënkryetarja Katrin Goering-Eckard bëri homazhe për Romanchenko.

“Vdekja e tij na kujton se Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë historike ndaj Ukrainës,” tha ajo.

“Boris Romanchenko është një nga mijëra të vdekurit në Ukrainë. Çdo jetë e vetme që është marrë na kujton të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar këtë luftë mizore që shkel ligjin ndërkombëtar dhe për të ndihmuar njerëzit në dhe nga Ukraina.”

 

Kategoritë
BotaLajme