Gjermania “nën ujë”, shkon në 33 numri i viktimave

Ka shkuar në 33 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani. Mediat vendase bëjnë me dije se reshje të dendura shiu kanë përfshirë Gjermaninë Perëndimore dhe Belgjikën, duke shkaktuar shembjen e shtëpive dhe prishje makinash nga vërshimi i ujit.

Përmbytja ishte pjesë e një stuhie të motit ekstrem në të gjithë pjesët e Evropës që gjithashtu mori të paktën katër jetë në qytetin belg të Verviers dhe e nxiti Kryeministrin belg të kërkonte ndihmë ndërkombëtare.

Ndërkohë kancelarja Merkel, ka reaguar në lidhje me situatën e orëve të fundit ku thekson se është e tronditur nga situata kaotike e krijuar nga reshjet e shiut.

Rreth 50 banorë gjithashtu mbeten të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në pritje të shpëtimit, thanë zyrtarët gjermanë , pasi paralajmëruan që ndërtesat e tjera mund të jenë në prag të shkatërrimit.

Kompania më e madhe e shpërndarjes së energjisë në vend, Westnetz, vlerësoi të enjten se rreth 200,000 shtëpi ishin pa energji elektrike si rezultat i përmbytjes së përhapur.

Ndërkohë ushtria është vendosur për të ndihmuar në evakuimin e banorëve, me më shumë parashikime të reshjeve në Gjermaninë Jugperëndimore më vonë këtë javë.

Ndërkaq nga fotot dhe videot e publikuara në mediat sociale shikohet momenti I rritjes së nivelit të ujit në rrugë dhe në mjedise të tjera.

Kategoritë
BotaLajme