Gjermania paralajmëron krizë globale të ushqimit për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës

Në fjalën e saj hyrëse në takimin e ministrave të jashtëm të G7, Annalena Baerbock akuzoi Rusinë për kryerjen e një “lufte hibride” dhe parandalimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase

Kriza globale e ushqimit është në horizont për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, paralajmëroi sot ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e saj hyrëse në takimin e ministrave të jashtëm të G7, Annalena Baerbock akuzoi Rusinë për kryerjen e një “lufte hibride” dhe parandalimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase.

“Rusia nuk po lejon eksportimin e miliona tonëve drithë. Ky është një rrezik i madh”, tha ajo.

“Dhe ne mund të shohim vetëm majën e ajsbergut, për momentin. Të gjithë e dimë se nëse kriza klimatike godet në verë në mbarë botën, situata do të përkeqësohet edhe më shumë”, shtoi ajo.

Baerbock tha se G7 ka rënë dakord të marrë përgjegjësinë e tyre dhe të veprojë shpejt për të adresuar këtë krizë të ardhshme.

Diplomati i lartë gjerman po pret takimin tre-ditor në resortin Weissenhaus të Detit Baltik.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri i Jashtëm moldav Nicu Popesku po marrin pjesë gjithashtu në takimin të premten si të ftuar

Kategoritë
BotaLajme