Gjermania pret koordinim të ngushtë me Turqinë për paqe në Ukrainë

“Është e rëndësishme për ne që të qëndrojmë në koordinim të ngushtë me Turqinë, e cila është një partner i NATO-s dhe që luan rol të madh”, tha zv/zëdhënësi i qeverisë gjermane, Buchner

Gjermania potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Turqinë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është e rëndësishme për ne që të qëndrojmë në koordinim të ngushtë me Turqinë, e cila është një partner i NATO-s dhe që luan rol të madh”, tha zëvendës zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Buchner në një konferencë për media në Berlin.

Ai shtoi se duhet të punojnë së bashku për të arritur armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbërriti sot për vizitën e tij të parë zyrtare në Ankara, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme