Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka paralajmëruar për një krizë të mundshme refugjatësh nga Ukraina, pasi që ukrainasit po zgjedhin Ukrainën si destinacionin e parë, pasi që ikin nga lufta në shtetin etyre.
“Gjermania po përballet me një sfidë shumë, shumë të madhe”, ka thënë Shcolz sot,
Gjatë bisedimeve me liderët e 16 shteteve federale, Scholz ka thënë se Gjermania po pret ukrainasit pa u kërkuar viza, duke u dhënë po ashtu qasje në shërbimet shëndetësore dhe edukim – përfshirë mësimet e gjuhës dhe kurset për integrim.
Më herët, ministri gjerman i brendshëm kishte thënë se 187,428 refugjatë kanë arritur nga Ukraina vetëm që nga e enjtja e kaluar.