Gjermania sekuestron superjahtin e motrës së oligarkut rus

Autoritetet gjermane sot kanë bërë me dije se kanë sekuestruar superjahtin më të madh në botë në Hamburg, pasi përcaktuan se i përket motrës së oligarkut rus të lindur në Uzbekistan, Alisher Usmanov.

Usmanov, është i njohur si një nga “oligarkët e preferuar të Putinit”, ai është 68 vjeç dhe është ish pronar i pjesshëm i klubit të futbollit Arsenal,i cili u sanksionua nga BE më 28 shkurt dhe nga MB dhe SHBA muajin e kaluar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Dilbar, një superjaht rreth 512 metra i gjatë, është ndër më të mëdhenjtë në botë. Ai u sekuestrua në një kantier detar në Hamburg ku po i nënshtrohej riparimit, tha policia gjermane.

Ndërkohë ekuipazhi u pushua menjëherë pas konfiskimit. Gjithashtu sipas shkrimitbëhet me dije se jahti mund të ketë kushtuar 493 milionë paundë dhe është hedhur në treg në vitin 2016, jahti është me flamur në Ishujt Kajman dhe është regjistruar në një kompani holding në Maltë, dy parajsa bankare ku ultra të pasurit globalë shpesh mbrojnë pasurinë e tyre.

Zyra federale e policisë kriminale në Gjermani tha dje se pavarësisht “fshehjes në det të hapur” kishte mundur të përcaktojë se Usmanov kishte “transferuar në mënyrë indirekte asete” motrës së tij Gulbakhor Ismailova.

Ndërkaq një zëdhënës i autoriteteve gjermane ka deklaruarës jahti nuk mund të shitet apo të merret me qira, apotë dërgohet për kolateral.  Sipas mediave pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj manjatit të metaleve, një zëdhënës i Usmanov tha se ai nuk ishte më pronar ligjor i shumë prej aseteve të tij.

Ai zotëron një shtëpi prej 82 milionë paundësh në Londër dhe rezidenca e tij në Surrey, Sutton Place, afër Guildford, thuhej se ishin vënë në truste të lidhura me oligarkun . Qeveria britanike vlerëson se Usmanov vlen rreth 14 miliardë paund nga interesat në metale, miniera dhe telekom. BE tha se ai ishte referuar si një nga oligarkët e preferuar të Vladimir Putin.

Jahti më i madh në botë i Usnmanov, Dilbar mban emrin e nënës së tij, brenda tij ndodhet një pishinë ndër më të mëdhatë e instaluara ndonjëherë në një jaht, dy helikopterë, një sallon bukurie dhe dhomë për 24 pasagjerë në 12 suita.

Kategoritë
BotaLajme