Gjermania zgjat bllokimin deri më 14 shkurt, shtrëngon masat

Mes shqetësimeve për mutacione infektuese të virusit, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve federale u pajtuan për masa të rrepta, pavarësisht nga rënia e ngadaltë e numrit të rasteve me COVID-19.

Gjermania ka zgjatur bllokimin e koronavirusit të ri (COVID-19) deri më 14 shkurt përderisa vendi po lufton për të frenuar një valë të dytë të infeksioneve.

Mes shqetësimeve për mutacione infektuese të virusit, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve federale u pajtuan për masa të rrepta, pavarësisht nga rënia e ngadaltë e numrit të rasteve me COVID-19.

Duke folur para gazetarëve pas video-konferencës së saj me kryeministrat, Merkel tha se “mutacioni i koronavirusit po shkakton shqetësim”.

“Virusi tashmë është zbuluar në Gjermani. Ne duhet të veprojmë tani. Kjo më nxiti mua dhe neve gjatë diskutimeve. Tani është koha për t’u përgatitur për rrezikun”, tha Merkel, duke shtuar se sipas shkencëtarëve mutacioni i koronavirusit ende nuk është dominues.

Ajo theksoi se nëse numri i infeksioneve është i ulët, mutacioni i virusit ka pak mundësi të “tregojë vetveten”.

Kancelarja po ashtu e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave mjekësore në transportin publik dhe ndërmarrjeve u kërkoi që në varësi të mundësive punonjësit t’i kryejnë obligimet e punës nga shtëpia, përveç nëse kjo është e pamundur.

Sipas rregullores së re, njerëzve nuk u lejohet të mbajnë maska të bëra vetë ose shall për të mbuluar fytyrën, por ata duhet të përdorin “maska klinike”, përfshirë ato kirurgjikale me një përdorim dhe ato me aparate filtruese të njohura si FFP2.

Sipas vendimit të marrë në takim, në të gjithë vendin shkollat, kopshtet ditore dhe të gjitha dyqanet thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura deri në të paktën 14 shkurt.

Gjermania trajtoi relativisht mirë valën e parë të pandemisë së koronavirusit, por vala e dytë goditi fuqishëm vendin.

Infeksionet e reja janë rritur mbi pragun e shkallës së incidencës të shënuar nga qeveria, përkatësisht me 50 infeksione në 100 mijë banorë.

Kategoritë
BotaLajme