Gjiganti spanjoll i veshmbathjes Inditex mbyll 502 dyqane në Rusi

Rusia përbën rreth 8,5% të të ardhurave globale të grupit

Shitësi spanjoll i veshjeve Inditex, kompania amë e markave si Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius dhe Pull&Bear, iu bashkua listës së kompanive të mëdha që kanë ndërprerë shërbimet e tyre në Rusi, duke mbyllur më shumë se 500 dyqanet e saj në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Inditex informon se në rrethanat aktuale nuk mund të garantojë vazhdimësinë e operimeve dhe kushteve tregtare në Federatën Ruse dhe pezullon përkohësisht aktivitetin në 502 dyqane”, njoftoi kompania.

Rusia përbën rreth 8,5% të të ardhurave globale të grupit, sipas deklaratës.

Shumë vende, veçanërisht anëtarët e BE-së dhe SHBA-ja, kanë njoftuar sanksione ndaj ekonomisë ruse dhe kompanitë e mëdha gjithashtu kanë ndërprerë shërbimet e tyre në vend në shumë sektorë

Kategoritë
BotaLajme