Gjithçka gati në qendrën më të madhe të votimit në Prizren

Në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, gjegjësisht në shkollën “Abdyl Frashëri” tashmë është gjithçka gati për votime.

Reporteri i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, ka qëndruar aty ku edhe ka folur me menaxherin e kësaj qendre, Maxhun Krasniqin.

Krasniqi ka thënë që gjithçka është gati që nga mbrëmë, edhe sa i përket procesit zgjedhor, edhe sa iu përket masave kundër kovidit.

“Në këtë qendër gjithçka është gati për të filluar nga ora 7”, ka thënë Krasniqi i cili ka njoftuar se janë 10 mijë e 19 persona të regjistruar për të votuar në këtë qendër.

Ai njofti se janë dy qendra brenga objektit ku votuesit do ta kryejnë obligimin e tyre qytetar, si dhe njoftoi se pavarësisht motit të ftothë ata janë përkujdesur që ta ngrohin objektin edhe gjatë ditës së djeshme, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe sot.

Kategoritë
LajmeVendi