Gjithçka gati për derbin Portugali – Gjermani, formacionet zyrtare

Gjithçka është gati për derbin e madh të grupit F në Kampionatin Evropian mes Portugalisë dhe Gjermanisë.

Kampionët në fuqi të Evropës, Portugalia do të kërkojnë fitoren që do t’ua siguronte kalimin tutje në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.

Portugalia shënoi fitore në xhiron e parë ndaj Hungarisë me rezultat 3:0, ndërsa e presin dy sfida të zjarrta, e sotmja ndaj Gjermanisë dhe ndaj Francës në xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Në anën tjetë, Gjermania është pa pike dhe me çdo kusht do ta kërkojë fitoren dhe pikët e para në Euro 2020. Në xhiron e parë, Gjermania u mposht minimalisht nga Franca 1:0.

Të dy ekipet tashmë kanë publikuar edhe formacionet startuese.

Kategoritë
LajmeSport