Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të automjetit që transportonte paratë e bankave në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një automjet që transportonte të hollat e bankave është sulmuar me armë zjarri sot në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjojur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi I një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, tha Hashani për Express.

Policia e kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Nuk dihet nëse hajnat kanë arritur të vjedhin paratë.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.

Express do të ju mbajë të informuar.

Kategoritë
LajmeVendi