Gjuetari turk i dronëve “Fedai” kryen fluturimin e parë

“Sistemi për palosjen e krahëve është i patentuar dhe është një sistem i veçantë. Përbëhet 100 për qind nga karboni, ku edhe kjo cilësi është e vetmja në botë”, tha Güray Ali Canlı.

Ka kryer me sukses fluturimin e tij të parë Platforma Mobile e Asgjësimit në Ajër “Fedai” i cili është zhvilluar me mundësi vendase për të neutralizuar dronët dhe mjetet ajrore pa pilot që kanë qëllime sulmi.

Modelet e punimeve koncept për hedhjen nga sistemi i lëshimit të shumëfishtë dhe tek me “Fedai” i cili u krijua me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes dhe i cili u përdor në fluturimin e tij të parë, u ekspozuan në panairin e mbrojtjes dhe aviacionit Hibrid të “SAHA EXPO” që u organizua nga “SAHA İstanbul”.

Anëtari i Bordit Ekzekutiv Transvaro, Güray Ali Canlı në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se fluturimin e parë të kryer menjëherë pasi punimet për “Fedai” erdhën në rend dite i kanë ruajtur si kujtim dhe se e kanë ekspozuar në panair.

Ai tha se në këtë periudhë të shkurtër ka pasur kërkesa serioze nga jashtë vendit për “Fedai” dhe përgatitjet janë bërë në drejtimin për përballimin e tyre. “Fedai-n filluam ta prodhojmë nga karboni. Nga prodhimi në seri kanë dalë 10 mjetet e para. Kërkesat më shumë vijnë për versionin e lëshimit të shumëfishtë të ngarkuar në automjet. Kemi përgatitur këtë model. Tregut botëror i propozojmë konceptin në formën e kamionit që mbart një ekip prej 5 mjetesh, përfshirë 1 sistem të kontrollit komandues, 1 sistem radari, jammer dhe të kamerave termale dhe 3 sisteme të lëshimit”, tha Canlı.

Lidhur me punimet për një model që arrin në lartësinë prej 5.000 metrash me kërkesën e bërë nga një vend në Azinë Juglindore, Canlı tha: “Këtë e kemi emërtuar ‘Fedai 102’, sepse sistemi i parë ‘Fedai’ ishte 101. Testimet tona në terren po rezultojnë me sukses. Kemi kryer fluturimin e parë. Në çdo fluturim sjellim risi. Tek ‘Fedai’ ndodhen kamera termale, kamera për ditën dhe LIDAR. Është i pari dhe i vetmi në botë me këtë cilësi. Sistemi për palosjen e krahëve është i patentuar dhe sistem i veçantë. Përbëhet 100 për qind nga karboni ndërsa kjo cilësi është e vetmja në botë”.

“Është i vetmi në botë me sistemin e radarit, kamerës së kontrollit dhe sistemit skanues me LIDAR. Lëshohet nga një tub lëshues. Kemi filluar punimet për modelin që lëshohet nga shpatulla. Tek modeli që lëshohet nga shpatulla po bëjmë përgatitjet për avionët që fluturojnë me distancë të shkurtër pa pasur nevojën e radarit. Studimet tona për kërkime dhe zhvillime vazhdojnë me të gjithë shpejtësinë. ‘Fedai’-n po e zhvillojmë çdo ditë e më shumë. Prodhimin tonë e rregullojmë sipas kësaj. ‘Fedai’ në një të ardhme të afërt do të jetë një nga produktet më të rëndësishme të eksportit të industrisë turke të mbrojtjes”, tha Canlı.

– Fabrikë të re për nevojat e “Fedai”

Canlı tha se “Fedai”-t e parë i kanë planifikuar që të jenë të gatshëm për dorëzim në janar-shkurt 2022.

Duke shpjeguar se me një kapacitet të caktuar synojnë të përballojnë kërkesat që vijnë aktualisht, Canlı tha: “Nuk është e mjaftueshme vetëm me dorëzimin e ‘Fedai’-t. Ne shesim një sistem, që njihet si DROKA ‘Dronë killer’. Tek kjo ka një sërë sistemesh nga kamera termale e deri tek radari, jammer dhe njësitë e tjera. Ka një mungesë prodhimi në botë në qarqet e integruara dhe komponentët elektronikë të përdorur në radarë dhe ka një rritje deri në 50 për qind të çmimit të germaniumit të përdorur në kamerat termike”.

“Në Yozgat kemi ndërtuar një fabrikë të veçantë për radarët, të cilën do ta vendosim në funksion pas vitit të ri. Po aq sa prodhimi i ‘Fedai’ është e nevojshme që të prodhojmë edhe njësitë e tjera si radar, suitë elektro-optike, jammer që janë të nevojshëm në mënyrë që ‘Fedai’ të kryejë detyrën me sukses. Ne po vazhdojmë rregullimet tona në këtë drejtim. Po përpiqemi të përballemi me kufizimet në çështjet elektronike dhe vështirësinë në sigurimin e tyre. Përpiqemi të gjejmë zgjidhje brenda vetes”, tha ai.

 Për “Fedai 102”, detyrë e mbrojtjes ajrore në lartësi të ulët

“Klientët tanë e duan ‘Fedai’-n jo vetëm për të goditur dronët por në mënyrën e një sistemi të mbrojtjes ajrore në lartësi të ulët për të goditur helikopterët dhe avionët me helika që fluturojnë ulët. Për këtë arsye ka ardhur edhe kërkesa për lartësinë prej 5.000 metrash. Ka një gjatësi, bateri dhe motor më të madh”, theksoi Canlı duke shtuar se:

“Po ashtu kemi rritur pak edhe kokën luftarake. Diametri është i njëjtë, ndërsa gjatësia e krahëve të ndryshme. Kemi zgjatuar lëshuesit tanë. I njëjti lëshues mund të hedhë ‘Fedai 101’ dhe ‘Fedai 102’. Shpejtësia dhe koha e qëndrimit në ajër është më e madhe dhe bateria më e fuqishme”.

Kategoritë
BotaLajme