Gjukanoviq për Vuçiqin: E do si kompensim Malin e Zi dhe Republikën Srpska pasi ka humbur Kosovën

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e mendon idenë e krijimit të “Serbisë së Madhe”. Ai tutje ka shtuar se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë.

Këtë iluzion, ai thotë se Vuçiq vazhdon ta mbajë për aneksimin e Republika Srpskas. Gjukanoviq shton se kjo vjen si pasojë e tendencës së Serbisë për të kompensuar humbjen e Kosovës.

“Pas humbjes së Kosovës, duket që Mali i Zi është kompensimi më atraktiv dhe i paanashkalueshëm për mbajtjen gjallë të idesë së Serbisë së Madhe”, ka thënë Gjukanoviq.

Kategoritë
LajmeRajoni