Gjykata e Indisë mbështet ndalimin e hixhabit në shkolla

Në shkolla të tjera në Karnataka, kur nxënëset muslimane mbanin shami në mësime, studentet hindu reaguan ndaj kësaj dhe filluan të ndiqnin mësimet me shalle shafrani.

Gjykata në shtetin indian të Karnatakës miratoi ndalimin e shamisë për nxënëset muslimane nëpër shkolla.

Gjykata e Lartë e Karnatakës ka shpallur vendimin e saj në lidhje me ndalimin e shamisë në shkollat ​​e shtetit.

Në vendimin e saj, gjykata pretendon se mbajtja e shamisë nuk është një “kusht” për Islamin.

Ndërkohë, qeveria e Karnatakas ndaloi tubimet masive për një javë “për të ruajtur rendin dhe paqen publike” në kryeqytetin e shtetit, Bengaluru.

Administrata njoftoi se tubimet masive nuk do të lejohen në Mangalore në periudhën 15-19 mars.

Ndalimi i hixhabit në shtetin Karnataka

Ndalimi i kahershëm i shamisë në të gjithë shtetin doli në pah më 1 janar, kur nxënëset muslimane në Kolegjin e femrave “Udupi” në pronësi shtetërore mbanin shami.

Në shkolla të tjera në Karnataka, kur nxënëset muslimane mbanin shami në mësime, studentet hindu reaguan ndaj kësaj dhe filluan të ndiqnin mësimet me shalle shafrani.

Në takimin e mbajtur më 19 janar mes drejtuesve të shkollave, zyrtarëve qeveritarë, nxënësve dhe familjeve të tyre në “Udupi”, nuk u arrit zgjidhje dhe 5 nxënëse filluan protestat jashtë shkollës.

Administrata e shtetit krijoi një panel ekspertësh më 26 janar. Derisa paneli të jepte mendimin e tij, nxënësve me shami iu kërkua të respektonin rregullat e uniformës dhe të hynin në shkollë pa shami.

Nxënëset në fjalë apeluan në Gjykatën e Lartë të Karnatakës më 31 janar, me argumentin se shamia është një e drejtë themelore e paraparë në Kushtetutën e Indisë.

Gjykata ka deklaruar se në shtetin ku ndodhin tensione për shkak të shamisë, nxënëset nuk mund të hynin në shkollë me shami deri në shpalljen e vendimit për këtë temë.

Kreu i gjykatës ka urdhëruar autoritetet që të vazhdonin mësimin, i cili u ndërpre për shkak të tensioneve për ndalimin e shamisë në shtet.

India e cila ka një popullsi prej rreth 1.4 miliardë banorë ndërsa 14 për qind e saj janë muslimanë.

Kategoritë
BotaLajme