Gjykata në Sarajevë dënon një ish-ushtar serb me 35 vjet burg për krime lufte

Gjykata në kryeqytetin Sarajevë dënoi Predrag Bastahun me 20 vjet burg. Por duke qenë se ai tashmë po vuan dënimin për krime të tjera të kohës së luftës, gjykata vendosi një dënim të përbashkët prej 35 vjetësh.

Gjykata shtetërore e Bosnje e Hercegovinës dënoi ish-ushtarakun serb Predrag Bastah me 35 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës.

Gjykata në kryeqytetin Sarajevë dënoi Predrag Bastahun me 20 vjet burg. Por duke qenë se ai tashmë po vuan dënimin për krime të tjera të kohës së luftës, gjykata vendosi një dënim të përbashkët prej 35 vjetësh.

Ai u akuzua për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve boshnjakë në kampin e përqendrimit dhe paraburgimit në Sushica, të themeluar nga forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska për boshnjakët dhe qytetarët e tjerë jo-serbë në komunën e Vlasenicës në pjesën lindore të Bosnje e Hercegovinës.

Gjykata në kryeqytetin Sarajevë tha se Bastah, si anëtar i Ushtrisë së Republika Sërpskas, u shpall fajtor se ishte pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik të civilëve boshnjakë në Vlasenicë në vitin 1992.

Zoran Bozic, kryetar i trupit gjykues, tha se Bastah mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve boshnjakë duke i drejtuar civilët në vendin ku ata u vranë.

Goran Viskoviç, një tjetër ish-anëtar i Ushtrisë së Republika Sërpskas, u dënua gjithashtu me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sipas shoqatës së viktimave, rreth 2.800 boshnjakë u vranë në Vlasenicë në vitin 1992, 90 për qind e tyre burra dhe 10 për qind gra. Mes të vrarëve ishin edhe 188 të mitur.

Në vitin 2005, gjykata e Hagës e dënoi komandantin e këtij kampi, një pjesëtar të Ushtrisë së Republika Sërpska, Dragan Nikoliç, me 20 vjet burg për vrasjen, përdhunimin dhe torturimin e të burgosurve boshnjakë në Sushicë.

Kategoritë
LajmeRajoni