Gjykata Speciale: Kjo është shtëpia ku Salih Mustafa kreu krime ndaj shqiptarëve

Në Gjykatën Speciale ka nisur sot gjykimi ndaj Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte. Prokurori i çështjes, Cezary Mihailzcuk ka treguar fotografitë e qendrës së Zllashit (e pretenduar), ku sipas tij aty janë keqtrajtuar, torturuar e vrarë shqiptarë.

Ishte prokurori i specializuar Jack Smith, i ciliu tha se viktimat për të cilat akuzohet Salih Mustafa ishin shqiptarë.

“Viktimat e Mustafës janë shqiptarë të Kosovës. Nuk ishin armiq të Kosovës, nuk ishin spiunë”, tha ai.

Smithi gjithashtu në fjalën e tij hyrëse ka lavdëruar Kosovën dhe popullin e saj për krijimin e Gjykatës Speciale dhe mbështetjen e këtij institucioni.

Kategoritë
LajmeVendi