Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon rreth 30 milionë persona në nevojë çdo vit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke nëpërmjet delegacioneve brenda dhe jashtë vendit u shkon në ndihmë rreth 30 milionë personave në nevojë çdo vit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke nëpërmjet delegacioneve brenda dhe jashtë vendit u shkon në ndihmë rreth 30 milionë personave në nevojë çdo vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me mbështetjen që merr nga donatorët që nga themelimi i saj më 11 qershor të vitit 1868, Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon punimet e saj duke zhvilluar aktivitete të ndihmës humanitare në të katër anët e botës.

Duke zgjatur dorën e ndihmës për personat në nevojë pa dallim feje, gjuhe dhe race, Gjysmëhëna e Kuqe Turke me mbi 170 mijë vullnetarët e saj ofron ndihmën e saj për personat në nevojë në shumë fusha si shërbimet për dhurimin e gjakut, ndihmat ndërkombëtare, shërbimet sociale dhe shërbimet për migracionin dhe refugjatët.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar me rastin e Javës së Gjysmëhënës së Kuqe 29 tetor-4 nëntor, Gjysmëhëna e Kuqe Turke nëpërmjet delegacioneve brenda dhe jashtë vendit kontakton me rreth 30 milionë persona në nevojë çdo vit.

Në kuadër të kësaj, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ofron shërbim në shumë vende, përfshirë Afganistanin, Azerbajxhanin, Bangladeshin, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë, Indonezinë, Palestinën, Sudanin e Jugut, Irakun, Qipron Turke, Mianmarin, Pakistanin, Senegalin, Somalinë, Sudanin, Sirinë, Jemenin dhe Kirgistanin.

– Në Siri janë dërguar 50 mijë maune me produkte të ndihmës humanitare

Që nga fillimi i luftës e deri më tani drejt Sirisë kanë kaluar kufirin me produkte të ndihmës humanitare 50 mijë maune për t‘iu dërguar personave që janë zhvendosur dhe atyre që janë dëmtuar nga lufta në Siri.

Në Siri është ofruar mbështetje për më shumë se 40 qendra mjekësore, rreth 10 jetimore dhe shumë dyqane për personat në nevojë.

– Në muajin e Ramazanit janë përballuar nevojat e rreth 10 milionë personave

Gjatë muajit të Ramazanit dhe Kurban Bajramit në pozita të ndryshme gjeografike të botës janë shpërndarë ndihma për veshje, pako ushqimore dhe ndihma me furnizime të ndryshme për miliona njerëz.

Në muajin e Ramazanit janë përballuar nevojat e rreth 10 milionë personave. Gjatë Kurban Bajramit me kurbanet e therura në 21 vende më shumë se 3 milionë familje përjetuan mirësinë e kurbanit.

Krahas kësaj, grupet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke kanë shërbyer bashkë me grupet VEFA në periudhën e pandemisë duke dërguar në shtëpitë e miliona njerëzve nevojat themelore si ushqime dhe ilaçe.

– Në spitale janë dërguar 2.258.181 njësi gjaku

Gjysmëhëna e Kuqe Turke me vullnetarët dhe donatorët e vazhdueshëm siguron pothuajse të gjithë nevojën për gjak në Turqi dhe shërbimet për gjakun ajo i zhvillon me mjetet e saj të tilla si qendrat e dhurimit dhe mjetet lëvizëse për dhurimin e gjakut.

Në pikat e dhurimit të gjakut të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, ofrohet shërbim me produkte me një përdorim si dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social. Donatorët që duan të bëjnë dhurimin e gjakut mund ta bëjnë këtë duke marrë takim edhe nga adresa “www.kanver.org”.

Në kuadër të kësaj, që nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani kanë dhuruar gjak 1.707.176 persona të cilët përbëhen nga 87.25 për qind meshkuj dhe 12.72 për qind femra. Për personat në nevojë në spitale janë dërguar 2.258.181 njësi gjaku të siguruara nga këto donatorë.

Këtë vit dhurimi i gjakut ka ardhur më shumë nga të rinjtë e moshës 18-25 vjeç. Për herë të parë numri i donatorëve të gjakut arriti në 510.003.

– Të prekurve nga COVID-19 iu dërguan 34.794 njësi të plazmës imune

Trajtimi me plazmën imune e cila filloi me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë u bë shpresë për shumë prekur nga COVID-19.

Në këtë drejtim, 9.672 njësi të përbërësve të plazmës imune u mblodhën nga njerëzit që kanë kaluar COVID-19 dhe që janë shëruar që nga fillimi i vitit 2021. Nga këto janë prodhuar 34.794 përbërës të plazmës imune dhe u janë dërguar të prekurve që marrin trajtim për COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme