Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan ndihma në Shqipëri/ Ambasadori turk: Do të jemi gjithmonë pranë shqiptarëve

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë me rastin e muajt të Ramazanit, që mundësohen me kontributin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Në aktivitetin e shpërndarjes së dhjetra pakove me produkte ushqimore në bashkëpunim me Shoqatën Bamirëse “Sadakaja e Mëshirës”, ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, bashkëshortja e ambasadorit turk, Ayşegül Erdal Yörük dhe përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Ambasadori Yörük, gjatë fjalës së tij përshëndetëse për të pranishmit, duke uruar që muaji i Ramazanit të sjellë begati dhe harmoni, përcolli edhe përshëndetjet dhe urimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Ashtu siç e dini, turqit dhe shqiptarët janë krah për krah për shekuj të tërë, thuajse jemi si mishi me thoin, si të tillë jetuam në një harmoni vëllazërie dhe miqësie. Edhe tani po ashtu vijojmë të jetojmë. Vëllezërit dhe motrat shqiptare gjithmonë kanë zënë një vend të veçantë si në mendjet, ashtu dhe në zemrat tona. Ja pra, për shkak se zotëroni një vend të tillë special, si në ditë të mira, ashtu dhe në të këqija u ndodhëm pranë popullit vëlla shqiptar, po ashtu do të vijojmë të ndodhemi pranë tij edhe tani e tutje”, u shpreh ambasadori turk.

Duke folur për mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë pas tërmetit dhe gjatë pandemisë, ai tha se “Në një kohë shumë të afërt, ashtu siç e dini, përjetuam disa ngjarje të dhimbshme në Shqipëri të gjithë së bashku. Në vitin 2019 përjetuam dy tërmete të njëpasnjëshëm. Menjëherë pas tyre ishte fatkeqësia e pandemisë ajo që na ndodhi dhe ende po angazhohemi me këtë fatkeqësi. Por ne, asnjëherë, gjatë këtyre kohëve të vështira, nuk i lamë vetëm motrat dhe vëllezërit turq.

Ashtu siç e dini, pas udhëzimeve të Presidentit tonë të nderuar, Z. Recep Tayyip Erdoğan, ndërtuam menjëherë shtëpitë e tërmetit në zonën e Laçit. Përsëri me udhëzimet e Presidentit tonë siguruam pajisje mjekësore në periudhën e pandemisë, së fundmi siguruam ashtu edhe vaksina, e përveç këtyre ashtu siç e dini plotësuam ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit e ndërsa gjatë realizimit të këtyre u munduam të gjendemi pranë jush me të gjithë institucionet tanë, ashtu si Ambasada e Turqisë në Tiranë, TIKA (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim), AFAD (Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave), UMKE (Ekipi Kombëtar Mjekësor i Shpëtimit), Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe me të gjithë institucionet tanë.”

Ndërsa Përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Anıl Kocabal, në një deklaratë për AA tha se në kuadër të aktiviteteve të muajit të Ramazanit synojnë të shpërndajnë ndihma për 8 milionë njerëz në botë.

“Në këtë kuadër po veprojmë në 18 vende të botës. Ramazani është vëllazëri dhe solidaritet. Edhe këtë herë nuk e harruam Shqipërinë dhe sot ndodhemi në Tiranë ku kemi nisur shpërndarjen e ndihmave. Në të gjithë Shqipërinë do të shpërndajmë 500 pako me ndihma”, u shpreh Kocabal.

Ndihmat gjatë ditës së sotme janë shpërndarë për dhjetëra familje në nevojë në Tiranë, ndërkohë do të vazhdojë shpërndaja edhe për qindra familje të tjera.

Kategoritë
LajmeRajoni