Goditi fëmijën me lugë në kokë, ngrihet kallëzim penal ndaj edukatores

Pas procedurës hetimore, prokurori publik nga PTHP Shkup sot ngriti kallëzim penal kundër një personi për dhunë ndaj fëmijës.

“Më 01.09.2021, e pandehura 48-vjeçare, punonjëse në çerdhen në Autokomandë në Shkup, ka sulmuar fizikisht një fëmijë, që është lënë për kujdes në çerdhe”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Ata shtojnë se derisa është ngrënë ushqimi në grup, e pandehura, me lugë të metaltë, ka goditur fëmijën në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në njoftimin e prokurorisë tregohet si ka ndodhur ngjarja.

“Derisa është ngrënë ushqimi në grup, e pandehura, me lugë të metaltë, ka goditur fëmijën në kokë, duke i shkaktuar lëndime në trup”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kategoritë
LajmeVendi