Gorani: Izraeli na ka bërë favor të madh me njohje – ne kemi bërë një gjest simbolik

“Favori që neve na ka dëshmuar shteti i Izraelit ndërlidhet me një favor që ne kosovarët ia kemi bërë SHBA-së, e ajo është me hapë pa asnjë diskutim ambasadën e Kosovës në një vend duke hapë një çështje kontroverse, mirëpo po ashtu duke treguar se kur bëhet fjalë për besnikërinë ndaj partneriteteve, këtu nuk mund të ketë shumë diskutim”.

Opinionisti Dukagjin Gorani ka thënë se Izraeli i ka bërë një favor të madh Kosovës me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se Kosova ka bërë vetëm një gjest simbolik për të dëshmuar besnikëri ndaj një partneri të rëndësishëm siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Historikisht prej vitit 1948, gjithmonë njohja e Izraelit është konsideruar si rreshtim. Cilido shtet që e ka njohur Izraelin gjatë historisë, gjithmonë është përcjellë me reagime. Por nga ana e atij shteti gjithmonë është konsideruar si rreshtim gjeopolitik, politik, por edhe ideologjik – mendoj se njohja jonë nuk dallon këtu”.

“Njohja e Izraelit është sa real-politik, është edhe simbolik sepse bëhet fjalë për një shtet historia e të cilit ka qenë i përcjellë me ndasi të mëdha”.

Sipas tij, Kosova ka bërë jashtëzakonisht mirë, meqenëse rreshtimi gjeopolitik e ka pas vet një simbolikë të rëndësishme të cilën shteti i Kosovës është dashur ta ndërmarrë si veprim dhe është dashur ta tërheqë atë vijë ndarëse.

“Izraeli neve na ka bërë favor të madh që na ka njohur si vend, ndërsa ne e kemi bërë një gjest simbolik që është i rëndësishëm sa herë që je pjesë e një partneriteti të rëndësishëm siç është ai me SHBA-të dhe ai është themelimi i ambasadës në një qytet që është jashtëzakonisht shumë i mbuluar me kontroversë”.

“Mirëpo vendet si ne duhet të tregojnë guxim dhe vendosmëri atëherë kur partnerët tanë më të rëndësishëm kanë nevojë më së shumti për këtë”.

“Favori që neve na ka dëshmuar shteti i Izraelit ndërlidhet me një favor që ne kosovarët ia kemi bërë SHBA-së, e ajo është me hapë pa asnjë diskutim ambasadën e Kosovës në një vend duke hapë një çështje kontroverse, mirëpo po ashtu duke treguar se kur bëhet fjalë për besnikërinë ndaj partneriteteve, këtu nuk mund të ketë shumë diskutim”.

Kategoritë
LajmeVendi