Gosens: Nuk ia kërkova këtë herë fanellën Ronaldos

Robin Gosens pranon që performanca e tij për Gjermaninë kundër Portugalisë ishte e paharrueshme dhe ai nuk ia kërkoi këtë herë Cristiano Ronaldos fanellën e tij.

Mbrojtësi i krahut të Atalantas mori brohoritjet e tifozëve pas fitores 4-2, pasi shënoi, dha dy asistime dhe ndihmoi në krijimin e një goli tjetër, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

Nuk di nga të filloj!” Gosens i tha Sky Sport Italia.

“Sigurisht që është një natë e paharrueshme për mua. Ne mundëm një ekip vërtet të fortë dhe unë mora golin tim të parë në këtë turne, si dhe asist po ashtu. Jam i lumtur dhe krenar. Ne e dinim se do të duhet të fitonim sot, sepse nëse do të humbnim këtu, do të bëhej vërtet e vështirë të kualifikoheshim. Ne u përpoqëm të japim gjithçka si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Jam i lumtur që fituam ndeshjen” – u shpreh Gosens.

Disa muaj më parë, Gosens e pranoi se i kishte kërkuar Ronaldos të ndërronte fanellat pas një ndeshje midis Juventus dhe Atalantas, por CR7 e kishte refuzuar atë.

“Unë nuk i kërkova atij fanellën e tij, pasi dua të shijoj fitoren dhe këtë mbrëmje,” u përgjigj gjermani.

Kategoritë
LajmeSport