Grabitësit terrorizojnë duke qëlluar me armë/ Veprimi prekës i gruas shtatzënë, shtrihet e mbulon më trup të birin (Video))

Një nënë shtatzëne ka rrezikuar jetën e saj për të mbrojtur të birin. Kjo ndodhi kur një sulmues i armatosur hapi zjarr në një lokal në Brazil ku ajo po qëndronte.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 24 janarit, ku Rafaela Dantas po konsumonte një darkë me bashkëshortin e miqtë, në qytetin Rekanto das Emas. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy burra futen me shpejtësi në lokal me qëllim grabitjen.

Njëri prej tyre i veshur me të zeza dhe kapelë në kokë, ia drejton pistoletën klientëve. Por në këtë moment njëri prej klientëve iu kundërpërgjigj duke sulmuar agresorin.

Ndërkohë ky i fundit kur pa reagimin e klientit nuk ngurroi të gjuante me armë në drejtim të turmë së njerëzve, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuara nuk dëmtoi askënd.

Duke para  se çfarë po ndodhte, Dantas kapi shpejt të birin 4-vjeçr, të cilin e mbuloi me trup për ta mbrojtur.

Kategoritë
BotaLajme