Grabitje e armatosur në një pikë të MoneyGram në Mitrovicë

Pak minuta më parë hajnat kanë bastisur me armë një pikë të MoneyGram-it në qendër të Mitrovicës.

Kështu kanë bërë të ditur mediat lokale në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes shihen xhamat e thyer të lokalit, ndërsa aty kanë arritur edhe ekipet e Policisë së Kosovës.

Policia ka rrethuar me shiritë vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihet nëse grabitësit kanë arritur të vjedhin ndonjë shumë parash.

Kategoritë
LajmeVendi