Gratë e Gazës paguajnë çmim të rëndë nga sulmet izraelite

Qindra familje palestineze që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve që Izraeli ka kryer në zonat kufitare, kanë mbetur të detyruar të strehohen në shkollat që i përkasin UNRWA-së.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës nën bllokadë, vazhdojnë të paguajnë çmim të rëndë gratë të cilat kanë mbetur të detyruara të braktisin bashkë me fëmijët shtëpitë e tyre me shqetësimin se do të vendosen në objektin e sulmeve.

Qindra familje palestineze që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve që Izraeli ka kryer në zonat kufitare, kanë mbetur të detyruar të strehohen në shkollat që i përkasin Agjencisë së Kombeve të Bashkuara të Ndihmës për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Në sulmet që ka ndërmarrë ushtria Izraelite kanë humbur jetën 248 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra. Për shkak të sulmeve në Rripin e Gazë janë shembur 1.800 banesa dhe janë dëmtuar pjesërisht 6.800 të tjera.

Edhe shkolla e UNRWA në lagjen En-Nasr në perëndim të Gazës, është një prej shkollave që është shndërruar në një qendër strehimi për personat që janë zhvendosur si pasojë e agresivitetit të Izraelit.

Nur Ali, 33-vjeçarja e cila është një prej të strehuarve në shkollë bashkë me fëmijët e saj, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) lidhur me përjetimet theksoi se disa zona shumë pranë qendrës kanë qenë objektiv i sulmeve ajrore izraelite, se disa herë janë zgjuar me fëmijët nga shpërthimet e fuqishme dhe se kanë mbetur përballë pluhurit dhe xhamave që shpërthenin.

– Në qendrat e strehimit gjithmonë mbizotëronte gjendja e frikës dhe panikut

Në kohën e sulmit në qendrat e strehimit ku ndodhen kryesisht fëmijë dhe gra, gjithmonë mbizotëronte gjendja e frikës dhe panikut, tha Ali e cila shpjegoi se vazhdimisht janë përpjekur t‘i mbajnë fëmijët larg nga dyert e dritaret dhe t‘i ngushëllojnë që të mos kishin frikë për shkak të bombave të fuqishme të hedhura në zona pranë tyre.

Ajo theksoi se gratë mbajnë barrën më të rëndë në luftë dhe vuajnë vështirësitë në çdo fushë të jetës.

“Një grua nuk duhet të përfshihet nga paniku përpara fëmijëve kur ata tremben shumë gjatë sulmeve. Duke i kontrolluar ata ajo duhet të sigurojë që ata të mposhtin frikën. Bashkë me këtë duhet të sigurojnë ushqimin, produktet e tjera dhe ato të pastërtisë për fëmijët edhe pse jemi të zhvendosur nga shtëpitë tona dhe ndodhemi në një qendër strehimi”, u shpreh Ali.

– Qendrave të strehimit u mungojnë nevojat themelore të jetesës

Edhe 30-vjeçarja Rim el-Besyumi, e cila për shkak të sulmeve në Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës qëndron bashkë me 3 fëmijët e saj në një shkollë të shndërruar në qendrën strehimore kampi i refugjatëve Jibalia, tha se shkollat e shndërruara në qendra strehimi në përgjithësi u mungojnë nevojat themelore të jetesës për njerëzit.

“Shkollat e UNRWA-së, jo të grave, por edhe nevojat themelore të jetesës nuk mund të sigurojnë”, deklaroi Besyumi, e cila tërhoqi vëmendjen se gratë që kanë nevoja më të veçanta vazhdojnë jetën e tyre edhe nën kushte më të vështira në qendrat në fjalë.

Për shkak të sulmeve të ashpra në rajonin Beit Hanoun, në të njëjtën shkollë është strehuar bashkë me familjen e tij edhe Rafif esh-Misri, nxënëse maturante.

“Si pasojë e sulmeve të ashpra ajrore nuk munda t‘i marr librat dhe fletoret që kam punuar për provimet që kam pritur me padurim. Rezultatet e provimeve do të përcaktojnë të ardhmen time”, tha Rafif esh-Misri.

Rafif esh-Mısri shpjegoi se në shkollat e UNRWA-së të përcaktuar për personat e zhvendosur situata është shumë e vështirë kryesisht për gratë dhe fëmijët meshkuj, madje mungojnë edhe nevojat më themelore.

Më tej Misri vuri në dukje që në shkolla nuk ka ushqim të mjaftueshëm, nuk ka vend për t‘u larë dhe as një vend të përshtatshëm për të fjetur.

Kategoritë
BotaLajme