Greenfield: Është qesharake që Rusia kërkon ndihmë humanitare për Ukrainën ndërsa e bombardon

Projektrezoluta e “ndihmës humanitare” për Ukrainën, i paraqitur nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk u pranua sepse nuk mori 9 votat e nevojshme.

Projektrezoluta e “ndihmës humanitare” për Ukrainën, e paraqitur nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk u pranua sepse nuk mori 9 votat e nevojshme.

Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti një seancë ku u tërhoq vëmendja për pasojat humanitare të luftës në Ukrainë, Rusia solli projektrezolutën e vetë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me arsyetimin se kjo seancë ishte “e politizuar”.

Rusia, e cila nuk përmendi kurrë përgjegjësinë e luftës në Ukrainë, por “e shqetësuar për përkeqësimin e situatës humanitare” në vend, paraqiti projektrezolutën në fjalë për votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Vetëm Rusia dhe Kina e mbështetën këtë nismë në Këshillin prej 15 anëtarësh, ndërsa 13 vende abstenuan.

Projektrezoluta e Rusisë nuk u pranua sepse nuk mori 9 votat e nevojshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nga ana tjetër, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po diskuton një projektrezolutë të re që do të thellojë izolimin diplomatik të Rusisë, i cili tërheq vëmendjen për pasojat humanitare të luftës në Ukrainë dhe bën thirrje për më shumë ndihmë dhe po përgatitet ta votojë këtë javë.

Përfaqësuesja e Përhershme e Britanisë në OKB, Barbara Woodward, deklaroi se ata nuk do të mbështesin asnjë nismë që nuk përmend se Rusia është përgjegjëse për luftën.

“Nëse Rusia do të kujdesej vërtet për situatën humanitare, ajo nuk do të kishte bombarduar fëmijët, do t’i jepte fund rrethimit, por nuk e bëri këtë”, tha ajo.

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas Greenfield, tha se ata nuk kanë nevojë për këtë projekt “qesharak” të Rusisë për të ndihmuar Ukrainën.

Thomas Greenfield, e cila akuzoi Rusinë për përdorimin e KS të OKB-së për të “mbuluar aktet e saj brutale”, tha: “Është vërtet e paimagjinueshme që Rusia të ketë guximin të dalë me një rezolutë që kërkon ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për krizën humanitare që ajo ka krijuar.”

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, nga ana tjetër, tha se projektrezoluta që ata i paraqitën Këshillit ishte e ngjashme me projektrezolutat e tjera të ndihmës humanitare dhe nuk ishte e politizuar dhe tha se i vjen keq që ajo nuk u pranua.

Kategoritë
BotaLajme