Greqi, punonjësit e shëndetësisë shkojnë në grevë 24-orëshe

Federata Panhelenike e Punonjësve të Spitaleve Shtetërore (PEODIN) dhe Federata e Mjekëve Spitalore të Greqisë (OENGE) shpallën grevë 24-orëshe në mbarë vendin

Punonjësit e shëndetësisë në Greqi, kanë filluar një grevë 24-orëshe dhe mbajtën një demonstratë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Federata Panhelenike e Punonjësve të Spitaleve Shtetërore (PEODIN) dhe Federata e Mjekëve Spitalore të Greqisë (OENGE) shpallën grevë 24-orëshe në mbarë vendin.

Të dy federatat kërkojnë përforcimin e sistemit shëndetësor, duke marshuar drejt ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Punonjësit shëndetësorë tërhoqën vëmendjen për efektet negative të pandemisë COVID-19 në sistemin shëndetësor dhe kërkuan nga qeveria eliminimin e mangësive në personel, infrastrukturë dhe pajisje teknike.

Kategoritë
BotaLajme