Greqia pranon ofertën shqiptaro-turke: Takohemi në Tiranë!

Greqia i është përgjigjur pozitivisht Turqisë për t’u takuar e biseduar në Tiranë në lidhje me mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor. Më herët, qe kryediplomati turk Cavushoglu ai që tha se ishte një propozim i kryeministrit Rama që Tirana të vendi i zgjidhjes së ngërçit turko-grek, e për këtë, i përcillte një ftesë Athinës.

Nga kjo e fundit u pranua kjo ofertë.

“Përsa na përket, pala greke është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve për të diskutuar çështjet mes dy vendeve, në kuadër të së Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtës së Detit”, u tha në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

Kështu, Turqia, Greqia dhe Shqipëria, po shkojnë drejt një partneriteti rajonal, në kushtet e reja të një gjeopolitike në lëvizje.

Në një ndërmjetësim të muajve më parë, kryeminsitri Rama përcolli në Athinë ofertën turke të propozuar nga Erdogan, ku Greqisë i kërkohej që të mos ankohej apo klërkonte ndihmë në palë të treat, sidoms nga Franca, por të ulej për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet si fqinj, si për përfitimin e përbashkët të pasurive energjitike nënujore, e si për të qenë e mbrojtur në çështjet e sigurisë. /tesheshi.com/      

Kategoritë
BotaLajme