Greqia zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga 9 në 12 muaj

Greqia po ashtu pritet të firmosë zyrtarisht marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë nga Franca.

Greqia zgjati shërbimin ushtarak të detyrueshëm për forcat tokësore nga nëntë në 12 muaj.

Duke folur në parlamentin e vendit, ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos njoftoi rregulloret e reja që do të hyjnë në fuqi në maj, të cilat nuk do të zbatohen për ata që aktualisht janë në shërbim.

“Gjatë takimit të sotëm të Këshillit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen (KYSEA) u diskutua ndër të tjera propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare lidhur me shërbimin ushtarak”, tha Panagiotopulos.

Ai theksoi që vendimi është pjesë e njoftimeve të mëparshme të bëra nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis rreth një azhurnimi të përgjithshëm të pajisjeve dhe personelit të forcave të armatosura.

Sipas ministrit, po ashtu do të ngrihet edhe numri i nxënësve të pranuar në shkolla ​​ushtarake.

Javën e kaluar, ligjvënësit grekë miratuan blerjen e gjashtë avionëve luftarakë të rinj dhe dymbëdhjetë të përdorur Rafale nga Franca, që i kushtuar 2,5 miliardë euro.

Ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly të hënën pritet të arrijë në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen për blerjen e avionëve.

Kategoritë
BotaLajme