Greqia “zgjohet” nën ujë, pamje katastrofike, përmbyten rrugë e shtëpi, mbyllen shkolla

Prej ditësh Greqia “noton” në ujë. Përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë në disa zona shtetin fqinj.

Situata është mjaft kritike edhe në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur.

Më shumë se 40 shtëpi dhe biznese janë të përmbytura, ndërsa një stadium u zhduk nga sasitë e jashtëzakonshme të shiut që kanë rënë.

Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve, ndërsa kanë bërë apel për kujdes.

Në Kifissos dhe Paraliaki është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Imazhet e transmetuara nga banorët përmes mediave sociale tregojnë madhësinë e katastrofës.

Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë ditën e djeshme, ndërsa pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo.

Autobusi u zhyt në ujë në Poseidonos në Paleo Faliro, nën urën në Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos, ndërsa udhëtarët në bord formojnë një rresht, ku të kapur për dore, dalin në anë të rrugës, ndërsa uji u arrin deri në gju.

 

Kategoritë
BotaLajme