Gropë e madhe në asfalt shkaktari i aksdentit të kamionit (Video)

Në rrugën Stolačka në Beograd, një kamion që dërgonte mallra në Qendrën e Gerontologjisë aty pranë ra përmes një grope të madhe që u hap në asfalt në rrugë.

Siç shihet në foto dhe video, pjesa e përparme e kamionit ka rënë në gropë

Dëshmitarët e incidentit thanë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe se një pjesë e kamionit papritur “u zhduk në një vrimë”.

Sipas mediave serbe, shkak i vrimës është plasja e një tubi të ujit nëntokësor në atë rrugë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa shoferi ka mbetur i shokuar teksa ka dhënë deklarata për mediat serbe.

“Po ecja ngadalë, kamioni u mbyt papritur, nuk e dija se çfarë më ndodhi, fqinjët thanë se dje e kanë raportuar defektin, askush nuk ka ardhur dhe unë vetëm kam kaluar i pari”, tha shoferi për RTS.

Kategoritë
LajmeRajoni