Gruaja nga Vitia ndërron jetë 10 minuta pasi varrosi bashkëshortin

Çifti Idriz e Hasime Sallahu nga fshati Kabash i komunës e Vitisë, kanë ndërruar jetë një ditë ndaras, nga njëri-tjetri shkruan Gazeta Sinjali.

Familjarët gjatë ditës së djeshme njoftuan se fillimisht kishte ndërruar jetë Idriz Sallahu, varrimi i të cilit është bërë sot pas faljes së namazit të drekës.

“Ju njoftojm se ka vdek baca Idriz Nebi Sallahu. Varrimi behet neser me datë 18.09.2021 pas faljes s’namazit të drekes”, thuhej në njoftimin e familjarëve.

Ndërkaq, sot pas ceremonisë së varrimit të Idriz Sallahut, ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij, Hasime Sallahu. Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerës, të cilët kanë shtuar se varrimi do të bëhet sot në orën 18:00.

“Ju njoftojm se pas ceremonis se varrimit të baces Idriz, ka vdek edhe bashkshortja e tije Hasime Sallahu”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë treguar se bashkëshortja e Idriz Sallahut, Hasimja, ka vdekur 10 minuta pas varrosjes së burrit të saj.

Kategoritë
LajmeVendi