Gruaja shpëton për mrekulli, meteoriti bie mbi krevat teksa flinte

Një grua kanadeze ka shpëtuar për mrekulli pasi një meteorit ra pranë saj teksa po flinte në krevat. Ruth Hamilton nga British Columbia u zgjua nga një përplasje e fortë natën e 4 Tetorit.

Hamilton, e cila nuk pësoi dëme, pa një gur në jastëkun e saj, aty ku zakonisht qëndron koka e saj. “Unë thjesht u ngrita dhe ndeza dritën, nuk mund ta kuptoja se çfarë dreqin kishte ndodhur,” tha Hamilton për Victoria News.

Hamilton planifikon të ruajë shkëmbin si kujtim për nipërit e mbesat e saj. “Unë jam thjesht e mahnitur nga fakti se është një yll që doli nga qielli, ndoshta është miliarda vjeçar.”, tha Hamilton, duke shtuar se përvoja pranë vdekjes i ka dhënë asaj një pikëpamje të re mbi jetën.

Kategoritë
BotaLajme