Grupet palestinez me ultimatum ndaj Izraelit për të tërhequr forcat nga Al-Aksa

“Udhëheqja e rezistencës në odën e operacionit të përbashkët i jep pushtuesit (Izraelit) një ultimatum që deri në orën 6 pasdite të tërheq ushtarët e saj nga xhamia e bekuar Al-Aksa, përndryshe paralajmërimi është parakrah”, tha Abu Ubaida

Grupet e rezistencës palestineze në Gaza lëshuan një ultimatum për Izraelin që deri në mbrëmje të tërheqin forcat nga xhamia Al-Aksa dhe lagja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Udhëheqja e rezistencës në odën e operacionit të përbashkët i jep pushtuesit (Izraelit) një ultimatum që deri në orën 6 pasdite të tërheq ushtarët e saj nga xhamia e bekuar Al-Aksa dhe lagja Sheikh Jarrah, si dhe të lirojë palestinezët e arrestuar në kryengritjen e fundit të Kudsit, përndryshe paralajmërimi është parakrah”, tha Abu Ubaida, zëdhënës i krahut ushtarak të Hamasit.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 305 persona u plagosën pasi policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa dhe sulmoi palestinezët që bënin rojë për të parandaluar sulmet e mundshme nga hebrenjtë ekstremistë.

Që nga java e kaluar, tensionet janë rritur në zonën Sheikh Jarrah pasi kolonët izraelitë hynë në zonë pas një vendimi të gjykatës izraelite e cila urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Kategoritë
BotaLajme