“Grupi Turqi-Francë-Itali do të bëhet funksional përsëri”

Presidenti i Turqisë Erdoğan u takua me kryeministrin italian Draghi sot në margjinat e samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s në Bruksel

Pas bisedimeve të sotme me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri italian Mario Draghi tha se kanë vendosur që platformën e bashkëpunimit mes Turqisë, Francës dhe Italisë ta bëjnë sërish funksionale, duke shtuar se të tre vendet do të takohen së shpejti, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë Erdoğan u takua me kryeministrin italian Draghi sot në margjinat e samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të NATO-s në Bruksel.

Takimi me dyer të mbyllura në selinë e NATO-s zgjati 45 minuta.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me takimin, Draghi tha: “Takimi me Erdoğan-in shkoi mirë. Një nga platformat e bashkëpunimit që u krijua ndër vite dhe më pas u ndërpre ishte grupi midis Turqisë, Francës dhe Italisë. Ne vendosëm të rikthejmë në funskion. Tre vendet do të kenë takim së shpejti”.

Kategoritë
BotaLajme