Gushavci po i pushton institucionet: Kryetari, kryesuesi i Bordit e kryeshefi i OmniSport nga i njëjti fshat

Kryetari i Komunës së Mitrovicës që vjen nga fshati Gushavc, Agim Bahtiri, nuk po i harron kusherinjtë.

Përveç shumë të tjerëve, kohë më parë, në Bordin e OmniSport u rehatuar Ahmet Beka që vjen nga fshati i kryetarit, shkruan “Jepi zë”.

Ky i fundit e “nderoi” një kushëri të tij dhe kryetarit, Sami Zekën. Ai nënshkroi vendimin që Sami Zekën e bën kryeshef të kompanisë.

Sami Zeka, që vjen nga fshati i njëjtë me kryetarin dhe kryesuesin e Bordit, është njëri i afërt me të parin e komunës.

Ai kishte qenë drejtor në Komunë si dhe ishte dërguar me amanet të Bahtirit në postin e zëvendësministrit në Qeverinë e PAN.

Gazeta “Jepi zë” ka siguruar dokumentin e vendimit që e bën Zekën kryeshef të OmniSport, kompani kjo e pushtuar nga kusherinjtë e Gushavcit.

Siç mësohet, edhe personat që punojnë në këtë kompani janë nga fshati i kryetarit, kryesuesit dhe kryeshefit të ri.

Kategoritë
LajmeVendi