Guterres i bën thirrje ShBA-së që të heqë sanksionet ndaj Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që t’i rikthehen kushteve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Më 30 qershor, në një raport për Këshillin e Sigurimit, Guterres i bëri thirrje SHBA-së të heq dorë nga sanksionet ndaj Teherani ndërsa theksoi se Irani duhet t’i kthehet zbatimit të plotë të marrëveshjes.

Ai i cilësoi si “veprime shqetësuese” shkeljet që Tehereni i ka bërë kushteve të marrëveshjes.

SHBA-ja dhe Irani janë përfshirë në bisedime jo të drejtëpërdrejta në Vjenë të Austrisë për të ringjallur marrëveshjen e cila kishte kufizuar aktivitetet bërthamore të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Ende nuk është caktuar një datë se kur do të vazhdojnë bisedimet.

Negociatat koordinohen nga Bashkimi Evropian.

Biden siguron Izraelin se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
Në vitin 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja dhe vendosi sërish sanksione të ashpra. Në kundërpërgjigje, Teherani filloi gradualisht të mos respektojë kushtet e marrëveshjes.

Këshilli i Sigurimit diskutoi raportin dyvjeçar të Guterres mbi zbatimin e një rezolute të vitit 2015 që parashikon marrëveshjen bërthamore midis Iranit, Shteteve të Bashkuara, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës.

Kategoritë
BotaLajme