Guterres në AFD: Diplomacia është e vetmja zgjidhje e mundshme për problemet e botës

“Falë idesë mbi të cilën u formua fryma e Kartës së OKB-së, ne kemi arritur të qëndrojmë larg luftërave për gjenerata”, tha Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se bota po përballet me shumë vështirësi dhe paralajmëroi se migrimi ndërkufitar i 14.5 milionë njerëzve ka një sërë pasojash dhe mund të provokonte luftëra që mund të çonin në vlerësime të gabuara dhe shumëfishim të krizave, raporton Anadolu Agency (AA).

Guterres iu drejtua pjesëmarrësve të Forumit Diplomatik treditorë në Antalya (ADF) me një video-mesazh. Forumi mbahet në Qendrën e Kongreseve NEST ndërsa partneri i tij global i komunikimit është AA.

Duke theksuar se Forumi po mbahet me një periudhë shumë të vështirë, Guterres tha se diplomacia është e vetmja zgjidhje e mundshme për të gjitha vështirësitë me të cilat përballet bota.

“Falë idesë mbi të cilën u formua fryma e Kartës së OKB-së, ne kemi arritur të qëndrojmë larg luftërave për gjenerata”, tha Guterres.

Tema e sivjemë e ADF -së është “Rikodimi i diplomacisë” dhe Guterres kujtoi se ideja kryesore në shkrimin e Kartës së OKB-së ishte që diplomacia të ishte gjithmonë në plan të parë. Ai shtoi se rinovimi dhe rikodifikimi i diplomacisë është i nevojshëm që ajo të jetë sërish efektive.

Kreu i OKB-së tha se liria ndërkombëtare, liria e shteteve dhe barazia ndërmjet shteteve duhet të respektohen dhe vuri në dukje se diplomacia është një proces i gjallë.

“Rikodimi i diplomacisë do të thotë të bësh përpjekje të pandërprerë për zgjidhje paqësore. Kudo që të jemi, edhe në mes të dhunës dhe vështirësive, ai është misioni ynë i vetëm dhe detyrimi ynë i vetëm”, tha Guterres.

Kategoritë
BotaLajme