Habit miliarderi: Pas 50 vitesh do jetojmë në hapësirë, në Tokë do vijmë për pushime

Miliarderi amerikan, dhe sot ndër njerëzit më të pasur në botë, thotë se në të ardhmen Toka do të përdoret për pushime nga ata që do të jetojnë dhe lindin në hapësirë.

Mund të duket si fantashkencë, por për miliarderin amerikan, njerëzimi do të zhvendosë pjesën më të madhe të industrisë në hapësirë.

“Ky vend është i veçantë, ne nuk mund ta shkatërrojmë atë,” tha themeluesi i Amazon. “Miliona njerëz do të lëvizin nga Toka në hapësirë ​​me kalimin e kohës. Dhe ky është vizioni i Blue Origin, miliona njerëz që punojnë në hapësirë” , tha ai, duke iu referuar firmës së tij.

“Me kalimin e shekujve, shumica ose shumë prej njerëzve do të lindin në hapësirë. Do të jetë shtëpia e tyre e parë. Ata do të lindin në këto koloni, ata do të jetojnë në këto koloni. Në të ardhmen ata do ta vizitojnë Tokën ashtu si ju vizitoni sot Parkun Kombëtar Yellowstone,” parashikoi Bezos.

Ai argumentoi se firma e tij “Blue Origin” synon rritjen e eksplorimit të hapësirës në emër të mbrojtjes së planetit tonë. Për themeluesin e Amazon kolonitë e teknologjisë së lartë në hapësirë ​​janë të mundshme, ashtu siç është shprehur më herët edhe kolegu i tij Elon Musk, për fillimin e një jetë të re në një planet tjetër, në Mars.

Miliarderi i Amazonit ndau parashikimet e tij gjatë një fjalimi në Forumin vjetor Ignatius në Uashington DC.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme