Hajnat “gdhendën” me thikë një shifër në trupin e gruas së mjekut në Prizren

Gazeta Sinjali raportoi sot për një grabitje që ka ndodhur pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku hajnat kishin lidhur gruan e tij dhe kishin grabitur rreth 10 mijë euro ari.

Sinjali mëson se gruaja e cila u gjet e lidhur nga bashkëshorti i saj rreth katër orë e gjysmë më vonë, ka marrë lëndime të shumta trupore.

Madje, burimet nga Emergjenca e Prizrenit i kanë thënë Sinjalit se në trupin e saj është “gdhendur” me mjet të fortë numri “0003”.

Ky rast është raportuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Prizren, 27.10.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur gruan e tij femër kosovare me lëndime trupore. Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Kategoritë
LajmeVendi