Haliti: Shkova tek prokurori i Shqipërisë dhe i thashë më heto për vrasjet e Konushevcit, Krasniqit dhe Ukës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se akuzat që janë bërë ndaj tij pasluftës kanë qenë të pabaza dhe e tregon një rast kur ai shkoi vete tek një prokuror në Shqipëri dhe i kërkoi ta hetonte.

Haliti tregon kur e ka mundur në gjykatë gazetën Bota Sot për shpifje.

“Po të them dicka. Cka kam pasur unë mundësi. Thonin se e kam vrarë Ahmet Krasniqin. Më qitnin një fotografi me Hashimin. Vetëm atë fotografi që e qesin ta merr mendja se ky e bën rrafsh në të gjitha anët. Më akuzuan për këtë Mërgimin. Shkova tek prokurori i Shqipërisë dhe i thashë më hetoni mua. Për Ilir Konushevcin, Ahmet Krasniqin dhe këtë gazetarin Ali Ukën gazetarin. Hetomëni. Ato gjëra dihen si drita e diellit, dihet cka ka ndodhur. Unë as afër mendsh nuk e kam pasur dhe nuk kam pasur asnjë konflikt me ta, përkundrazi i kam pasur miqë. Këtu në Kosovë ashtu. Edhe ky Haki Abazi kur ishte në emision atë natë tha ky e ka vrarë atë e kështu. Mosni. Kështu mund ta lëndoni edhe familjen e personit. Ku e di a ki ndonjë fakt. Kështu krijohen disa beteja të panevojshme”, tregon Haliti.

Kategoritë
LajmeVendi