Hamas u bën thirrje palestinezëve që të përballen me forcat izraelite

“Ajo që po ndodh në Xhaminë Al-Aksa është masakër e vërtetë dhe krim lufte”, shkroi në reagimin e tij në Twitter zëdhënësi i Hamas-it Sami Abu Zuhri

Grupi palestinez i rezistencës Hamas u bëri thirrje palestinezëve që të dalin në rrugë dhe të përballen me forcat pushtuese izraelite për të shmangur një “masakër të vërtetë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ajo që po ndodh në Xhaminë Al-Aksa është masakër e vërtetë dhe krim lufte. Ne i bëjmë thirrje të gjithë popullit tanë të dalin në rrugë dhe të përplasen me okupatorët”, shkroi në reagimin e tij në Twitter zëdhënësi i Hamas-it, Sami Abu Zuhri.

Abu Zuhri paralajmëroi se Izraeli do të përballet me pasojat e krimeve të tyre.

Policia izraelite të hënën sulmoi Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar dhe sulmoi palestinezët që po bënin roje për të parandaluar hyrjen e ekstremistëve hebrenj.

Burime spitalore thanë për AA se qindra njerëz u plagosën gjatë ndërhyrjes izraelite dhe 50 prej tyre u dërguan në spitale.

Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.

Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se aty dikur ishin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967 dhe më pas aneksoi të gjithë qytetin në 1980, në një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar.

Kategoritë
BotaLajme