Hamza: Qeveria po vonon – duhet stimuj konkret për sektorin privat, rishikim i buxhetit

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për nevojën urgjente të ofrimit nga shteti për stimulim dhe pagesa të sektorit privat.

Si PDK ai ka propozuar që Qeveria duhet të reflektojë me stimuj konkret për sektorin privat madje edhe me rishikim buxheti, njofton Klan Kosova.

”Qeveria e Kosovës para disa ditësh e ka proceduar dhe e ka miratuar buxhetin për vitin 2020, ka qenë një procedurë e trafikuar dhe klandestine”.

”Buxheti për vitin 2020 është deshtë të reflektojë situatën aktuale. Qeveria është duke u vonuar dhe ne mendojmë se shumë shpejt duhet të ndodh rishikimi i buxhetit”.

”Propozimi ynë është që duhet të ketë stimuj konkret për sektorin privat. Shteti duhet tua bëjë pagesën e të ardhurave si paga mesatare. Gjatë kohës sa kam ushtruar mandatin e ministrit kam qenë i përgjegjshëm ta ruaj stabilitetin makrofiskal. Shteti ka pare, ka likuditet”.

”Ka dallim të madh mes rezervës së shpenzimeve të paparashikuara dhe rezervës së Qeverisë. Ne nuk guxojmë të lejojmë që bizneset tona të bankrotojnë. Por të ndahen qindra miliona euro stinguj fiskal. Nuk mjafton vetëm diagnostifikimi i gjendjes. Kemi nevojë për masa konkrete dhe shumë të prekshme. Njerëzit kur marrin paga normalisht që ka konsum ma tepër dhe derisa konsumi ndikon në rritjen ekonomike edhe mban një pjesë të prodhimit dhe të gjitha elementeve të tjera në funksion”.

”Përveç stimulimit të sektorit privat edhe tek biznesit edhe tek të punësuarit duhet të kihen në konsideratë edhe katëgoritë e caktuara të sektorit publik. Ne duhet të kujdesemi për mjekët, policët, zjarrëfikësit. Rritja e kapitalit për fondin e garantimit të kredive, ka nevojë që ky kapital të kalojë në një nivel tjetër”.

Hamza më tej ka folur edhe për bizneset në rast të realizimit të kredive, duke theksuar që duhet lehtësuar qasjen në financa, njofton Klan Kosova.

”Për shkak të vështirësive të biznesit që kanë në rastin e realizimit të kredive, dhe me qëllim që të ketë një mundësi që ato ta zhvillojnë aktivitetin, ne duhet t’ua lehtësojmë qasjen në financave dhe lehtësimi i qasjeve të financave në kredi bëhet edhe përmes rritjes së kapitalit të fondit për garantimin e kredive e më pas ky fond t’ua garantojë bizenset në kredi që ato mos me pasë vështirësi sa i përket hipotekave dhe elementeve të tjera”.

”Përvec kësaj, të gjitha institucionet e Kosovës në bashkëpunim me BQK-në dhe sektorin bankar dhe besoj në këtë sektor. E di që është diskutuar por një masë konkrete, që të jetë një pushim nga pagesa e kësteve të caktuara të kësteve të kredive për një periudhë të caktuar kohore me qëllim që të ruhet likuiditeti dhe aftësia e sektorit privat”.

”Kamatat në vonesë, për shërbimet dhe pagesën e shërbimeve publike – duhet me i liru. Njerëzit në këtë kohë nuk duhet të penalizohen për shkak të situatës në të cilën ndodhemi e më pas në rast të vonesave të tyre, të ndëshkohen për kamata vonesë. Dhe lehtësime të tjera tatimore. Deri në një kohë kur bëhet rikoperimi i gjendjes ekonomike”.

Ai përmendi gjithashtu edhe pensionistët dhe familjet me asistencë sociale si kategoria më e rrezikuar në këtë situatë, njofton Klan Kosova.

”Ne e dimë që pensionistët janë kategoria më e rrezikuar. Ka nevojë të përkrahet si kategoria e pensionistëve dhe familjet në nevojë ato në asistencë sociale. Personave mbi 60 vjet duhet t’ju rimbursohen të gjitha medikamentet. Duhet të krijohet një fond humanitar edhe për njerëzit në nevojë. Të gjitha këto cka I thashë janë qindra miliona euro që shkojnë në përkrahje të sektorit privat”.

Kategoritë
LajmeVendi