Hapet llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë

Qeveria e Kosovës sot bëri të ditur se është hapur llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë

Qeveria e Kosovës njofton se përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

“U hap llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë.

Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e ‘Fondit të Sigurisë’”.

Kategoritë
LajmeVendi