Haradinaj e quan të kot takimin Kurti-Vuçiq: Pa përfshirjen e ShBA-së, dialogu është i vdekur

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur të kot takimin në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj thotë se Kurti ka vendosur të mos bëjë asgjë karshi këtij procesit.

Tutje, ai shton se pa përfshirjen e ShBA-së, nuk do të ketë sukses.

Postimi i plotë:

Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi.

Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve!

Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak.

Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!

Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?

Kategoritë
LajmeVendi