Haradinaj: Majlinda është inspirim, nderë dhe krenari e shqiptarëve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se kampionia e shumëfishtë, xhudistja Majlinda Kelmendi, është inspirim, nderë dhe krenari e shqiptarëve.

“Ajo na solli lajme të mira e na dhuroi shumë çaste krenarie. Lartësoi e i dha ngjyra flamurit tonë. U bë inspirim, nder dhe krenari e shqiptarëve.  Ajo është çika jonë e artë. Mbretëresha e Xhudos”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Majlinda Kelmendi që sot përmbylli karrierën e saj si garuese, sipas Haradinajt do të mbetet përgjithmonë heroina jonë.

“Fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë. Fat e suksese të mëtejshme Majlinda”, ka shkruar Haradinaj.

Në një ceremoni zyrtare, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dekoroi kampionen e shumëfishtë dhe njëherit edhe xhudisten më të mirë në rruzullin tokësor, Majlinda Kelmendi, me urdhrin “Shotë Galica”.

Kategoritë
LajmeVendi